Home KRYESORE Çmenduri… Nga Anne Sexton

Çmenduri… Nga Anne Sexton

Përktheu : Elona Caslli

Unë nuk jam dembele.
Unë jam mbi amfetaminën e shpirtit.
Unë çdo ditë shtyp Zotin mbi makinën time të shkrimit.
Atë Zot, tek i cili, makina ime e shkrimit beson.
Shumë shpejt, shumë shpesh,
si një ujk me zemrën gjallë.
Nuk jam dembele.
Thonë, se kur njeriu dembel,
i hedh sytë nga parajsa,
ëngjëjt i mbyllin dritaret.
Oh, ëngjëj,
mbajini dritaret hapur,
që unë të hyj dhe t’i vjedh objektet.
Objektet që tregojnë se deti nuk po vdes.
Objektet që tregojnë se balta e ka një dëshirë në jetë.
Se Krishti, që shkeli për mua mbi tokë,
shkeli në një tokë të vërtetë.
dhe se çmenduria
e bletëve që ta pickojnë zemrën çdo mëngjes,
do bëjë, që ëngjëjt t’i mbajnë dritaret hapur.
Dritare aq të mëdha
sa një vaskë angleze.

Share: