Home KRYESORE Mendësia totalitariste mbi reformën në drejtësi.

Mendësia totalitariste mbi reformën në drejtësi.

Nga Albert Nikolla

Ditët e fundit, po dalin qasje të reja ndaj mënyrës se si mund të bëhet reforma në drejtësi. E fundit fare hidhte idenë, as më shumë as më pak, të krijimit të një force të re politike që do të mund ta bënte si duhet reformën në drejtësi!!! Edhe gjimnazistët, në hapat e para të njohurive filozofike e politike, e dinë se një parti politike nuk krijohet vetvetiu, por është përgjigje e një tharmimi kulturor, social e politik që ndodh në një grup të caktuar të shoqërisë. Pra partia është pasojë jo shkak i vetvetes.
Idea se reforma në drejtësi kërkon një forcë të re politike, mendoj se është në thelb totalitariste. Mënyra se si është nisur puna përgatitore e reformës me duket më e mira e mundshme. Duhen përgëzuar Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin, pasi në një shoqëri me natyrë pak a shumë tribale si e jona, një parti e re do të thotë një fis i ri. Shoqëritë më natyrë tribale duhet domosdoshmërisht ti referohen ligjit të shkruar që të bëjnë emancipimin e duhur për aktivitet politik autentik e jo totalitar.

Share: