Home KRYESORE Mesazhi i fundit i 12-vjeçares që vdiq në qendrën tregtare: “Thuaji mamit...

Mesazhi i fundit i 12-vjeçares që vdiq në qendrën tregtare: “Thuaji mamit që…”

Tezja e një 12-vjeçareje, e cila humbi jetën në qendrën tregtare në Rusi si pasojë e rënies së flakëve, ka treguar mesazhin e fundit prekës të mbesës së saj.

Viktoria Vika Pochankina i tha tezes së saj Evgenia se “çdo gjë po merrte flakë” gjatë bisedës dëshpëruese teksa dhjetëra njerëz ishin zënë në “kurth” nga zjarri, duke shtuar: “Dyert janë të bllokuara, nuk dal dot jashtë, nuk marr dot frymë”.

Dëshmia e saj shokuese e tezes vjen pas pamjeve të reja të zbuluara nga skena ku mbeti e shkrumbuar çdo gjë.

Tezja e 12-vjeçares tregon bisedën e fundit në celular ku e këshillonte që të hiqte rrobat dhe të mbulonte hundën.

Por Vika iu përgjigj: “Teze, thuaji mamit që e dua shumë”, para se telefonata të mbyllej papritur.

Dhjetëra fëmijë rezultojnë ende të zhdukur me gjasë të vdekur pas tragjedisë që i mori jetën 53 personave.Viktoria Pochankina, 12 (pictured), was in the shopping centre when the fire started on Sunday. Vika Pochankina told aunt Evgenia that 'everything is burning' during the desperate conversation as dozens of people were trapped inside the shopping centre, adding: 'The doors are blocked. I can't go out, I can't breathe'

Her shocking testimony comes as new photographs from the scene have revealed the devastation the fire left after tearing through the Winter Cherry mall and leaving dozens dead


360grade.al

Share: