Home Gjeo-Ekonomia MESAZHET E PARA QE VIJNE NGA PROTESTA NE RRUGEN DURRES-KUKES

MESAZHET E PARA QE VIJNE NGA PROTESTA NE RRUGEN DURRES-KUKES

Nga Zef Preci

Ndersa po ndjek ne mas-media protesten e banoreve te Kukesit, Kosoves dhe zones veri-lindore te vendit kunder vendosjes se tarifes se kalimit ne tunelin e Thirres, mendova se eshte ne interesin publik te ndaj dy tre ide qe po i rendis ne vijim.

Se pari, personalisht distancohem nga cfaredo forme te dhunes nga secila pale ne ate perplasje. Keshtu, nuk eshte cudi qe diksuh ne qeveri do te pershendese forcat e rendit me vone sot a neser se “nuk pati viktima, te vrare, por vetem disa te plagosur…”. Kjo klishe e kohes se komunizmit duhet flakur tej dhe uroj qe te mos ndodhe duke filluar qe nga kjo proteste. Me kete dua te them se eshte e pafalshme qe forcat e rendit te ishin te pajisura sot me ato pak mjete ashtu sic ishin ne 21 Janarin e pergjakshem te vitit 2011 apo me keq se ne protesten qe coi ne rrezimin e bustit te Hoxhes me 20 Shkurt 1991… Ne vleresimin tim, forcat e rendit mund dhe duhej te ishin pajisur me mjetet e nevojshme te reagimit sic eshte gazi lotsjelles, etj., por kurrsesi nuk duhej lejuar konfrontimi fizik me protestuesit qe u percoll ne mas-media me heret sot. Dhente Zoti qe shpirti despotik i ndokujt me pushtet te mos kerkoje arrestimin e ndonje protestuesi, sic ndodhi ne nje nga protestat e fundit te opozites ne Tirane.

Se dyti, nisur nga debatet politike dhe te eksperteve te percjella ne mas-media ne Shqiperi dhe ne Kosove duke perfshire edhe reagimin e kryeministrit kosovar Haradinaj, cmoj se jane evidencuar edhe problemet kryesore te ketij projekti te qeverise, qe sipas meje jane: mungesa e transparences lidhur me studimin e fizibilitetit dhe deklarimet e percartura te nje zevendes-ministri mbi

a) aksesin ne rrugen paralele,

b) vleresimet mbi nivelin e tarifes dhe

c) burimet e financimit te investimeve per perfundimin e rruges.

Ne keto kushte, e ftoj qeverine te pezulloje pa nje afa te caktuar fillimin e zbatimit te ketij projekti per te perballuar e zgjidhur problemet qe lidhen me keto tre aspekte, por edhe me aspektet e tjera sic jane: d) vleresimi i kostos per perfundimin e rruges dhe burimeve te nevojshme te fondeve per kete qellim e) krahasueshmeria e tarifes me vendet e rajonit, d) analiza e kosto/perfitimeve ne lidhje me turizmin, eksporte/importet e prodhimeve masive (cimento, hekur, etj.) dhe te prodhimeve bujqesore, etj.

Se treti, nisur nga problemet komplekse qe ka krijuar ne ekonomine shqiptare perdorimi i te ashtuquajturave “parneritete publike-private” (PPP), e ftoj qeverine dhe zt. Rama ta lexoje kete proteste edhe si nje proteste kunder koncesionit famekeq te Rapiscan-it, kunder koncesionit te ngjyrimit te karburanteve, koncesionit te “check-up”-it, kunder koncesionit te sterilizimit te pajisjeve mjekesore, kunder koncesioneve te rrugeve dhe koncesioneve te tjera pa konkurrence dhe transparence e me burime te dyshimta ne favor te oligarkeve, kunder keq-qeverisjes dhe varferise qe ajo prodhon, kunder kanabizimit te vendit dhe deformimeve sistemike qe solli/sjell ky fenomen, kunder arrogances qeverisese dhe humbjes se shpreses qe ajo sjell…

Se fundi, eshte koha qe permes kesaj proteste gjithsecili, ne pushtet apo ne opozite, qytetar i thjeshte apo qytetar i veshur me fuqi perfaqesuese politike, te kuptojme problemet e medha te brendshme te shoqerise sone te sotme, vecanerisht thellimin e polarizimit te saj, dhe nevojen e gjetjes se rrugezgjidhjeve te pershtatshme institucionale, racionale dhe me pergjegjesine kombetare te momenteve qe po kalon vendi, rajoni dhe bota perreth nesh.

Share: