Home I pakategorizuar Video/ Porosia e Berishës për Bashën dhe Kryemadhin

Video/ Porosia e Berishës për Bashën dhe Kryemadhin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje urgjente pasditen e së hënës. Në të morën pjesë edhe krerë të LSI-së dhe partive të tjera aleate të opozitës si dhe një grup qytetarësh të Kukësit.

Duke qenë një numër i madh qytetarësh, në mbledhje, nga takimi me dyer të mbyllura ka dalë edhe një video.

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon nga krerët e partive politike të opozitës të mos e ndalin atë që nisi Kukësi.

Ai thotë se duhet një staf që të organizojë dhe drejtojë mosbindjen civile.

Deklaratat në grupin e PD-së:

Berisha: Ditë për ditë, ku të na teket, ku të vendosim, ku i duam. T’i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që të drejtojë mosbindjen civile deri në rrëzimin e saj. Mirënjohje të thellë lumjanëve që bënë një shkundje, një tërmet në vetëdijen tonë për tu ngritur deri në ditën e fitores.

Basha: Nesër në ç’orë është gjyqi? Nesër do të njoftojmë kryesisht Tiranën dhe zonat përreth për të organizuar një pjesëmarrje masive…

Kryemadhi: Kamza, Tirana, Elbasani, Durrësi, Vora të jenë në gatishmëri 24 orë në 24.

1
Share: