Home KRYESORE Avokati i protestuesve: I mbroj pa asnjë lek. Këta protestues s’kanë bukë...

Avokati i protestuesve: I mbroj pa asnjë lek. Këta protestues s’kanë bukë në shtëpi

Po vazhdon seanca me dyer të mbyllura për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit. Gjykata po dëgjon avokatët dhe dëshmitë e të arrestuarve. Seanca zhvillohet pa praninë e medias, ndaj i vetmi informacion që del nga andej janë audiot që në këtë rast jane publikuar nga deputetët e PD-së, pjesmarrës në seancë. Lulzim Basha shkruan se urdhri politik per te bllokuar median eshte kunder transparences.

Më poshtë është audioja e avokatit që mbron shtetasin Florin Onuzi. Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per 3 femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet. Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm”, shprehet avokati./opinion.al

Share: