Taksa për biznesin e vogël ka ndezur debatin në Zonë e Lirë. Niko Lera dhe Niko Neranxi kanë ngritur tonet ndaj njëri tjetrit.
Duke dhënë argumentet e tij Neranxi tha se “Bashkia e Tiranës ka mbledhur 130 milonë euro, dhe ka mbledhur trefishin e muajit kur erdhi për herë të parë në pushtet. Po a e dini sa biznese kanë falimentuar. A do ishte mirë që këtë qytet ta bënim kukull për katër vjet dhe bizneset të falimentonin apo e kundërta? Kjo është skema e Lerës , dhe që do mbajë përgjegjësi, do të përballet për këtë”.
Si një kundër përgjigje Lera siguroi se biznesi I vogël nuk do falimentojë, do të ndihmohet nga shteti dhe se gjobat do të aplikohen vetëm për ato biznese që nuk zbatojnë ligjin”
Ndërkohë që Neranxi nuk e la me aq duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.
“Fajtor I vetëm është Rama, ai e ka hedhur biznesin në rrugë”, tha ai./zonelelire/