Perqasje.com ndoqi nga afër projektin “Agro Tourism Albania” në ceremoninë e fillimit të punimeve në fermën e Z. Ahmet Sylejmani në Murriqan, njësia administrative Ana e Malit, Bashkia Shkodër, e cila është një nga 6 fermat e përzgjedhura nga ky projekt për t’u transformuar në Fermë Agro-Turistike.
Ne fjale te thjeshta, projekti Agro Turizëm Albania synon të përmirësojë kushtet e jetesës së banorëve në zonat rurale të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës nëpërmjet punësimit në sektorin e agro-turizmit dhe konvertimin e atyre ne zonave, nga pikëpamje natyrore te mrekullueshme, ne zona te cilat pervec dinamizimit te bujqësisë dhe blektorise, te ndjellin edhe kureshtjen e turisteve te huaj.
Ahmet Sylejmani, fermeri përfitues i këtij projekti ne krahe znj. Voltana Ademi, kryetares se Bashkise Shkoder, përfaqësuesit te USAID, Z. Dennis Wesner, shefes se Agjencisë për Zhvillim të Suedisë znj. Birgitta Jansson, Zv. Ministrit te Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Z. Hajrulla Ceku dhe dhjeterave qytetare e gazetareve te pranishëm ne ceremoni, tregoi se sa e madhe ishte ndihma qe kishte marre nga ky projekt i cili po i ndryshonte jeten familjes se tij.
Sylejmani shtoi se edhe ai, si shume qytetare te tjerë te Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, kishte patur një moment kur kish vendosur te ikte jashtë Shqipërisë për një jete me te mire se bashku me familjen! Sot – tha fermeri Sylejmani – nuk mendoj me te largohem nga shtëpia ime sepse ndihem i motivuar nga ky projekt dhe nga mbështetja e këtyre miqve te cilët janë miq te mite dhe te gjithë Shqipërisë.
– Ferma ime, vazhdoi ai – po tregon se mund te jetohet shume mire këtu dhe se prodhimet tona janë te gjitha bio dhe me cilësi shume te mire dhe se ky vend i mrekullueshëm meriton me shume respekt dhe pune.
Ndërsa znj. Voltana Ademi ne fjalën e saj për rastin tha se te tilla projekte dinamizojne jetën e këtyre zonave dhe motivojnë punën e fermerëve për te krijuar një jete me prosperuese ne shtepite e tyre dhe sigurisht qe hapin vende te reja pune duke tejkaluar dimensionin tradicional familjar te tyre.
Znj. Ademi pasi falenderoi USAID, Ambasaden e Suedisë dhe CEED Albania (Center for Entrepreneurship and Executive Development) për mbështetjen ne këtë projekt tha se, Bashkia Shkodër dhe ajo personalisht do jene gjithmonë ne krah dhe mbështetje te projekteve te tilla krijuese te cilat vitalizojne ekonomine vendore dhe zhvillojnë mundesite turistike te Shkodrës e cila rrethohet edhe nga deti edhe nga malet e mrekullueshëm.
Nga ana i tij përfaqësuesi i USAID, Z. Dennis Wesner i cili kishte përgatitur një fjale qe para se ta lexonte, tha se u ndje shume i emocionuar nga historia e treguar nga fermeri Sylejmani dhe se po ndihej me i motivuar ne këtë mbështetje duke shtuar se fermerët e kësaj zone e kane domosdoshmëri një mbështetje te tille dhe se zyra e tij është disponibile.
Shefja e Agjencisë për Zhvillim të Suedisë znj. Birgitta Jansson, tha se agro-turizmi është një instrument i cili mund te japë një kontribut shume te rendësishem për te vitalizuar bujqësinë dhe interesin për te vizituar Shqipërinë. Znj. Jahnsson shtoi se shume europiane nuk kishin pse te shkonin deri ne Tajland e Azi për te pare mrekulli natyrore te cilat duket qarte janë edhe ne Shqipëri dhe mjafton qe ato vetëm te bëhen me te dukshme dhe publike.
Drejtuesi i projektit Deni Guga i cili moderoi eventin qe nga fillimi i tij, ftoi te pranishmit te vizitonin fermën e Sylejmanit e cila shtrihej mbi kodre dhe ne fushe ishin serat e familjes me perimet e stinës dhe mbi kodër kosheret e bletëve dhe ku gjithçka rrethohej nga bukuria e virgjër natyre e zonës qe te mrekullonte me pamjen e saj.
Nga sot ky vend ne kete vend po punohet qe ai pervecse te jete prodhues bujqësor, te jete edhe një aset turistik i natyrës ne Shkodër. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe drejtuesit e projektit, Deni Guga dhe koordinatorja Jonida Shano po punojnë për vendosjen tabelave sinjalizuese ne rrugët automobilistike qe te cojne ne Murriqan.