Home KRYESORE Pergjigje Letres se Nje Bashkepatrioti nga Bostoni

Pergjigje Letres se Nje Bashkepatrioti nga Bostoni

Nga Genc Mlloja

E kuptova brengen tuaj, por duhet te qetesohesh, i dashur mik, se me ne fund u ndje dhimbja juaj per heshtjen e ketyre diteve mbi themeluesin e Kishës Autoqefale Shqiptare, Imzot Fan Nolit, kur Shqiperia po priste ne nje vizite historike Patriarkun rus Kirill i ftuar nga kreu i ortodoksise shqiptare, Anastasios, nenshtetas grek, tani edhe nenshtetas shqiptar.
Por ne fakt, i nderuar mik, u rikonfirmua nga Tirana zyrtare se kisha e parë ishte ajo e Shën Gjergjit në Boston, dhe Theofan Stilian Noli, i nohur si Fan Noli (6 janar 1882 – 13 mars 1965), ishte themeluesi i Kishes Autoqefale Shqiptare.

Kete e deklaroi Kryeministri Edi Rama kur priti dy patriarket ortodokse, njeri rus, tjeri greko-shqiptar, ne zyren e tij me 30 prill 2018.
Z. Rama u tha atyre sa me poshte sipas nje njoftimi zyrtar te qeverise shqiptare:

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që vizita juaj përkon edhe me 110-vjetorin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Kisha e parë ishte kisha e Shën Gjergjit në Boston dhe themeluesi i saj, Imzot Fan Noli, u shugurua prift nga peshkopi rus i New York-ut, Imzot Platoni. Kështu që ka një përkim shumë të bukur me ardhjen tuaj, tani në fund të prillit, pasi në mars u festua dhe ditëlindja e Kishës Autoqefale”.

Megjithate nuk ka arsye te merziteni, i nderuar mik, qe ne fjalimin e Patriarkut rus ne pritjen ceremoniale te dhene per te nga Z. Rama pas nje vizite tre ditore ne Shqiperi qe prej 28 prillit deri me 30 te ketij muaji, ai nuk iu referua ne asnje moment, te pakten nga njoftimi zyrtar i shperndare per publikun, me asnje fjale as Imzot Fan Nolit, dhe as perpjekjeve titanike te bera prej shqiptareve me patriote per themelimin e Kishes Autoqefale Shqiptare.

Por pa dyshim qe edhe ne kete rast ne kemi te drejte te riperserisim veneracionet dhe respektet per themeluesin e Kishes Autoqefale Shqiptare Imzot Fan Nolit, i cili per shqiptaret do te jete gjithashtu perjetesisht kampion i letersise, historise, teologjise, diplomacise, gazetarise dhe bashkimit kombetar.

Nuk mund te mos permend ne kete rast se pas Luftes se Pare Boterore Imzot Noli ishte ne krye te perpjekjeve diplomatike pas shpalljes se pavaresise me 28 nentor 1912 per ribashkimin e Shqiperise dhe siguroi mbeshtetjen e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Woodrow Wilson, nje mbeshtetje qe ka vazhduar pafundesisht per kombin shqiptar.

E tepert ta zgjas se populli shqiptar eshte tashme i njohur me historine e vertete te zhvillimit te ngjarjeve lidhur me figuren e paperseritshme te historise se tij, dhe cdo koment eshte i tepert, dhe nga ana tjeter nuk kemi perse presim shume nderime per figuren emblematike ‘Fan Nol’ nga qarqe te caktuara.

Me kete rast po postoj disa foto perkujtuese kur iu bene respekte te vecanta Imzot Nolit tek streha e tij e fundit ne Boston nga perfaqesues te komuniteti shqiptaro-amerikan nder te cilet ishin i ndjeri Antoni Athanas, nder figurat me te shquara te komunitetit shqiptaro-amerikan ne Amerike, dhe At Liolini, pasuesi i Nolit, te cilet shoqeruan nje grup shqiptaresh nga Kosova dhe Maqedonia ku spikasnin profesoret e shquar Rexhep Qosja dhe Ali Aliu ne qershor te vitit 1990. Ne ate kohe isha keshilltar ne Misionin e Shqiperise prane OKB-se ne Nju Jork.

Per koincidence para kesaj ceremonie ne Boston, ne Nju Jork u zhvillua nje ceremoni perkujtimore per dy figurat e medha kombetare Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi ne Hotel Hilton me pjesemarrjen e qindra bashkepatrioteve shqiptare.

Share: