Home KRYESORE Dorëheqja e Tahirit? Kryemadhi: Kompromis mes Ramës e Tahirit. S’na hidhni dot...

Dorëheqja e Tahirit? Kryemadhi: Kompromis mes Ramës e Tahirit. S’na hidhni dot hi syve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se dorëheqja e sotme e Tahirit nuk është gjë tjeter veç një marrëveshje mes Ramës e Tahirit. Sipas saj ky është një teatër fëminor me të cilin askush nuk mashtrohet.

“Unë flas si kryetare e LSI, e para, e dyta bërja kurban për dy orë e Saimir Tahirit nga Edi Rama është teatri i radhës pasi është një lëvizje për të mbuluar gjërat e mëdhaja që vijnë dhe evidentimin e shkeljeve, që Edi Rama i ka bërë. Dorëzimi i mandatit i Saimir Tahirit është qesharak, sepse e mbani mend që në 19 prill vrapoi në seancë për të mos humbur mandatin. Ai është një nga ushtarët e vegjël të perandorisë së drogës të Edi Ramës dhe kërkon sa të mundet t’u japë Edi Ramës dhe grupeve kriminale oksigjen. Është teatër fëminor që nuk mund tu hedhë hi syve shqiptarëve. Ajo që dua të them është që lotët e krokodilit që shohim tashmë nga ata që kanabizuan Shqipërinë janë shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Share: