Kryetari i PD, Lulzim Basha doli sot në media dhe komentoi dorëheqjen e Saimir Tahirit. Ai tha se është e qartë tashmë se ai që e mbajti Tahirin deri më tani, Edi Rama, dje i kërkoi të japë dorëheqjen. Sipas Bashës, Rama e bëri këtë hap nën presionin e Gjermanisë dhe shteteve europiane. Po sipas Bashës, kjo tashmë nuk ka më vlerë, pasi në krye të akuzës është një prokurore e emëruar nga qeveria që nuk do të hetoje dosjen Tahiri. Ai tha se e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë ku është vendi, është qeveria antimafia dhe zgjedhjet e lira.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Saimir Tahiri duhej ti ishte hequr mandati 6 muaj më parë, kur Rama shndërroi deputetët në komision në gjyqtar për të mbrojtur në çdo kush ish-ministrin e tij. Tani pasi shkatërroi provat kyçe, pastroi shtëpinë, Saimir Tahiri jep dorëheqjen. E vetmja provë janë 860 mijë eurot dhe patentat në makinën e Sotës, por edhe ky u lirua. Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme u emërua pa veting, me votat e mazhorancës për të futur nën kontroll prokurorinë. Pse Edi Ramës i duhej një prokuror pa veting? Tani është e qartë, Saimir Tahiri edhe pa mandat nuk do vihet para drejtësisë. U eleminua dëshmitari kyc, Nezar Seiti që u ekstradua në Itali.
Tani, pas presionit nga Gjermanisë erdhi dorëheqja e Tahirit, si mashtrim për Gjermaninë dhe Europën. Saimir Tahiri është sot në dorë të Ramës por edhe e anasjelltëta, Rama në dorë të Tahirit.
A ka shqiptar që e beson sot se Saimir Tahiri do e kanabizonte Shqipërinë pa mbështetjen e Edi Ramës?! Sepse i duheshin paratë e drogës për të blerë zgjedhjet. Rama pengon punën e komisionit hetimor për Tahirin. Është e qartë për këdo se Tahiri është një gru shahu.
Kokaina e cila vazhdon. Xibraka dhe Maminasi janë dëshmi për mbështetjen që u jep Rama trafikantëve të drogërave të forta.
Rama nuk fshihet dot pas Tahirit, ndaj prokuroria nën kontrollin e Ramës nuk e zgjidh dot këtë çështje. Largimi i Edi Ramës është zgjidhja. Nuk ka Bashkim Europian që vepron si ky me kodet e mafias. Prokuroria është e kapur nuk do e hetojë Tahirin. Ajo që kërkon opozita është Qeveri antimafia dhe zgjedhje të lira.