Kur duhen edhe pak javë nga fillimi i kampionatit Botëror, “Rusi 2018”, ISIS ka futur në panik të gjithë pjesëmarrësit.
Organizata terroriste islamike ka vënë në shënjestër këtë kompeticion dhe ka nisur nga kërcënimet e njëpasnjëshme.
“Vritini të gjithë”.
Ky është mesazhi i frikshëm që ata japin tani duke shprehur qartë se Botërori do jetë objekt sulmesh nga ana e tyre.
Motivi i kësaj urrejtjeje nga ana e ISIS në lidhje me Rusinë vjen nga fakti që presidenti Putin ka mbështetur regjimin sirian të Bashar al-Assadit.
360grade.al