Home KRYESORE Berisha: Mbledhja e të dhënave të pacientëve akt i pashembullt i Ramës

Berisha: Mbledhja e të dhënave të pacientëve akt i pashembullt i Ramës

Nga Sali Berisha

Akt prej skizofreni maniakal!

Të dashur miq, manjaku skizofren dhe ndrikulla e tij si ai në krye të shëndetësisë, në një akt të pashembullt në histori kërkojnë të mbledhin të dhënat e fshehta intime shëndetësore, mjekësorë të qytetarëve shqiptarë, të cilat përbëjnë sekret mjekësor dhe personal që nga koha e Hipokratit deri sot. Ky akt superpolicesk dëshmon dhe një herë se për skizofrenin në krye të qeverisë qytetarët e sëmurë të këtij vendi janë thjesht skllevër apo kafshë eksperimentale, për të cilët ky maniak ka të drejtë të dijë çdo të fshehtë intime të trupit, shëndetit, sëmundjeve të tyre.

Një kërkesë të tillë nuk e kanë bërë ndonjëherë as dhe diktatorët më mizorë në histori. Kjo kërkesë dëshmon rrezikun e jashtëzakonshëm që paraqet për qytetarët shqiptarë paranojaku në krye të qeverisë së tyre, dhe është një apel për çdo shqiptar që të flakim sa më parë nga pushteti kalbësirën e tij!/Sali Berisha

Share: