Home KRYESORE PD: Vendimi i gjykatës italiane për vallanë e ministrit: Banda e Agron...

PD: Vendimi i gjykatës italiane për vallanë e ministrit: Banda e Agron Xhafës vepronte në Shqipëri, Itali dhe SHBA

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, z.Agron Xhafaj rezulton i dënuar në shtetin fqinj, Itali për trafik droge. Sipas vendimit të Gjykatës së Kasacionit në Itali, Agron Xhafaj rezulton se është dënuar në 2012:

1. Për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar midis Europës dhe SHBA. Marrëveshja mes grupeve kriminale, në njërin prej të cilëve bënte pjesë Agron Xhafaj ishte për shkëmbimin fillestar të 50 kg heroinë me 300 kg kokaine. Marrëveshja u ndryshua dhe parashikoi furnizimin e 40 kg heroinë, e paraprirë nga dorëzimi i një kampioni prej 1 kg të së njëjtës substancë për ta testuar lidhur me një furnizim të madh të mëvonshëm. Në operacionin për zbulimin e trafikut ndërkombëtar të drogës merrte pjesë një agjent i DEA-s. Atij iu dorëzua 1 kg heroinë, të cilën e siguroi për llogari të grupit kriminal të Italisë Agron Xhafaj.

2. Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.

3. Për bashkëpunim në importimin nga Shqipëria në territorin e shtetit italian dhe transportin e lëndëve narkotike, ku Agron Xhafaj bënte të mundur tërheqjen direkte të drogës së transportuar nga Shqipëria dhe të fshehur në rrethinat e bregdetit të Salentos.

4. Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhëniendhe marrjen e lëndës narkotike, ku Agron Xhafaj kishte rolin e shpërndarjes tek blerësit të drogës së llojit heroinë dhe kanabis.

Dënimi me 7.2 vjet burg i Agron Xhafajt, i konfirmuar si vendim i formës së prerë nga Gjykata e Kasacionit të Italisë, është bazuar mbi provat e prokurorisë italiane. Ajo posedon përgjime telefonike që zgjatën më shumë se një vit e gjysëm. Përgjimet u pasuruan në mënyrë domethënëse nga sekuestrimi i një furnizimi prej 1 kg heroinë nga Shqipëria, nga dorëzimi i kontrolluar i një sasie tjetër prej 1 kg heroinë në Firence, që ishte sasia e kërkuar për testimin e cilësisë, dhe nga sekuestrimi i 2 kg hashash të përgjuara në Venecia.

Kjo mundësonte përcaktimin e të dhënave për ekzistencën e një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e cila vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA për importimin e heroinës, kokainës dhe hashashit nga Shqipëria drejt brigjeve të Salentos, duke garantuar më pas shpërndarjen e tyre në territorin italian nëpërmjet një rrjeti trafikantësh shqiptarë. Rrjeti kishte ngritur bazat logjistike në zona të ndryshme të veriut të Italisë (midis të cilave Parma, Imperia, Venecia dhe Bolonja) me degëzime në Poloni dhe SHBA. Në Bolonja drejtues i rrjetit të shpërndarjes së drogës ishte vetë Agron Xhafaj.

VENDIMI I PLOTE I GJYKATES ITALIANE, PUBLIKUAR SOT NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE

Share: