Home KRYESORE Kush është Donika Prela? Kryeprokurorja qe zëvendësoi Hajdarmataj.

Kush është Donika Prela? Kryeprokurorja qe zëvendësoi Hajdarmataj.

Donika Prela është emëruar sot nga Arta Marku, si kryeprokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke zënë vendin e Besim Hajdarmataj. Ajo gjithashtu do të marrë në ngarkim edhe hetimin e çështjes më pikante në Shqipëri, asaj të ish ministrit Tahiri.

Ky emërim kaq i parpitur, ka shkaktuar reagim të fortë nga Opozita, e cila e ka cilësuar si një akt të kapjës së Prokurorisë nga kryeministri Rama. Por kush është Donika Prela, ish – Prokurorja e Prokurorisë së Durrësit?

Në muajin janar Prela mori detyrën si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit, në vend të Agron Gjanës, i besuari i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalaj. Por në adresë të Prelës, rezulton një kallëzim penal nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu Prela ka qenë edhe prokurorja e çështjes së djalit të Gramoz Ruçit. Në kohën kur Ledio Ruçi aksidentoi për vdekje një vajzë, Prela ka kërkuar lirimin e tij nga burgu.

Ditën e djeshme kujtojmë se në Postën e prokurorisë u vodhën dokumenta të cilat u cilësuan si “sekrete”, ndërsa pa kaluar ende 24-orë, drejtuesja e këtij organi të rëndësishëm drejtësie, katapultohet në Krimet e Rënda të Tiranës. /Opinion.al

Share: