Home KRYESORE Basha: Si u falsifikua Kodi i Procedurës Penale për të bllokuar ekstradimin...

Basha: Si u falsifikua Kodi i Procedurës Penale për të bllokuar ekstradimin e Agron Xhafajt

Neni 491 i Kodit të Procedurës Penale që parashikon rastet kur një person nuk ekstradohet është falsifikuar sipas Lulzim Bashës nga vetë kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi që ka pasur për synim të mbrojë të vëllain nga ekstradimi. Basha citoi dy nene të ndryshem të Kodit të Procedurës Penale, njëri sipas tij i falsifikuar nga Fatmir Xhafaj. Basha përdori fjalët e ambasadorit amerikan Donald Lu, kur e quajti Xhafën “peshku i madh” dhe një nga “kokat e familjeve mafioze” të Vlorës.

“E vërteta tronditëe, që do të shpaloset sot nga selia e PD është se Fatmir Xhafaj ka të gjithë përgjegjësinë politike ligjore dhe penale. Sipas ligjit, detyrë kryesore e MInistrisë së Brendshme dhe e Policisë është pikërisht identifikimi i personave të dënuar me vendim të formës së prerë. Pra është detyrë e tij dhe e vartësve të tij ta identifikonin, ta verifikonin dënimin e tij në Itali dhe të merrnin të gjitha masat që Agron Xhafaj të arrestohej dhe të ekstradohej për dënimin e tij prej 7 vjet e dy muaj burg. Ku është forca e ligjit? Pse nuk ka efekt operacioni për vëllain e ministrit? Agron Xhafaj është një kriminel i dënuar për trafik droge, por që nuk vuan dënimin sepse Ministri i Brendshëm është vëllai i tij, i cili refuzon të zbatojë ligjin. Këto janë faktet. Dje Xhafaj u detyrua të pranojë atë që kishte mohuar dënimin e vëllait të tij. Por nuk u dha përgjigje këtyre pyetjeve: Pse nuk përmbushi përgjegjësitë ligjore si Ministër i Brendshëm, për të identifikuar, arrestuar dhe ekstraduar shtetasin e dënuar për trafik droge?

Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për ekstreadim, ose validimin dhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve që Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë përgjegjësinë ligjore të Ministrit të Brendshëm që ka shkelur ligjin për të mbrojtur vëllain e tij trafikant. Por nuk është mjaftuar me kaq.

Dje Fatmir Xhafaj deklaroi se në çështjen e ekstradimit të vëllait, nuk ka pasur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në asnjë lloj forme mbi të, “asnjë lloj pushteti për të ndikuar në asnjë lloj forme mbi të”.

Ky është mashtrimi i dytë i Xhafaj, kësaj radhe jo për të mbrojtur të vëllain e tij, por për të mbrojtur veten e tij nga vepra penale e korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe falsifikimit të dokumentave zyrtare.

Si ç’do të provohet sot, me dokumenta zyrtare, nga selia e Partisë Demokratike, Fatmi Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ndryshoi përmes falsifikimit të dokumenta zyrtare, Kodin e Procedurës penale për t’i siguruar imunitet vëllait të tij Agron Xhafaj. Ka ndryshuar konkretisht nenin 491, duke konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare dhe të korrupsionit të zyrtarit të lartë. Si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Xhafaj ka siguruar paprekshmërinë me ligj të të vëllait të tij.

Neni i miratuar në Komision, parashikon se për ekstradimin: Në rastin e parashikuar, kur personi i kërkuar, është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar, Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues të njohë vendimin pernal dhe zbatimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen procedurat e ekstradimit.

Neni i falsifikuar: Kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit, përndryshe as nuk ekstradohet, as nuk e vuan dënimin në Shqipëri.

Pra për Agron Xhafajn, është shtrembëruar Kodi i Procedurës Penale përmes një falsifikimi, një vepër penale e Fatmir Xhafajt, që ai as të mos ekstradohet as të vuajë dënimin në Shqipëri.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka një Ministër të Brendshëm, vëllain e një trafikanti të dënuar me vendim të formës së prerë që nuk arrestohet për të vuajtur dënimin”/Lapsi.al

Share: