Ashtu siç e mësuam të gjithë këngëtarja izraelite, Netta u shpall fituesja e Eurovisionit.
Edhe pas përfundimit të kompeticionit, “këngëtarja pulë” është në qendër të vëmendjes së medieve rozë dhe kjo pas deklaratave të saj kundër këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, pasi tha se performanca e shqiptares i’u duk false.
Mesa duket, Nettës nuk i del e keqja dhe smira që ka ndaj Elenit dhe pasi është kthyer në Izrael, ka dhënë intervistën e parë për mediet vendase.
“Këngëtarja Pulë” ka sulmuar përsëri Elenin duke u shprehur, se shqiptarja është më shumë për të kënaqur sytë, se sa veshët.
“Isha gati që Eleni të fitonte, s’do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu…Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër…Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarte. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë”, është shprehur Netta në intervistë për mediet izraelite./Opinion.al