Për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që ndryshoi masën e sigurisë ndaj Saimir Tahirit, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Njesoj si Lulzim Basha, edhe Berisha thotë se kjo ngjarje është një tjetër fitore e krimit në vend.
“O feste te madhe ka sonte Mafia!
Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdheroi lirimin e menjehershem te Saimir Trafikut nga pushim ne shtepi, masa qe ai i dha tre jave me pare!
Me kete vendim mbrojti jo vetem veten dhe vella Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!
Motivi i vendimit te krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:
Lehtesimi i hapjes se negociatave me BE!?
Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren me te shkelqyer! O feste te madhe ka sonte Mafia! sb”, shkruan Berisha.