Pentagoni ka hapur një dosje të re, ku paraqet me hollësi të dhëna rreth një objekti të çuditshëm që u ndoq nga dy avionë luftarakë në 14 nëntor 2004.
Ngjarja, e cila u raportua për herë të parë vitin e kaluar, thuhet se ndodhi përgjatë bregdetit të Kalifornisë.
“Ai lëvizte si një krijesë, që unë kurrë nuk e kam parë. Brenda 1 minute ishte para syve të mi, më pas u zhduk,” tha David Fravor, një pilot në pension i Marinës i cili kishte fluturuar në një nga dy avionët e përgjimit atë ditë.
Dokumenti prej 13 faqesh, i marrë nga një ekip hetimor i Las Vegas i udhëhequr nga George Knapp, ka ofruar një llogari të plotë të ngjarjes, si dhe detaje shtesë për objektit.
Duke iu referuar UFO-ve si një ‘Automjet Ajror Anormal (AAV)’, raporti përshkruan se si objekti zbriti nga rreth 18 mijë metra deri në 15 m vetëm brenda “një fraksioni të sekondës”.
UFO, i cili ishte parë “tri herë të ndryshme” , thuhet se ishte i aftë të “përshpejtonte avancimin, aftësinë aerodinamike dhe shtytëse” dhe “demonstronte aftësinë për të ‘mbuluar’ ose të bëhej i padukshëm ndaj syve të njeriut”.
Raporti madje sugjeron që objekti misterioz kishte “aftësinë shumë të avancuar për t’u zhytur nën ujë, në një mënyrë të paperceptueshme për trurin e njeriut.
“Ishte e qartë se kishte diçka atje dhe luftëtarët po e merrnin seriozisht,” thuhet në raport.
360grade.al