Home KRYESORE Ja çfarë zbulimi po bënte Hawking para se të vdiste

Ja çfarë zbulimi po bënte Hawking para se të vdiste

Fizikani i njohur botëror, Stephen Hawking, do të nisë “zbulimin” e tij të fundit pas vdekjes, pas fjalët e tij do të dërgohet në vrimat e zeza.

Ndërsa i hiri i kozmologut legjendar ndodhet i varrosur në Westminster Abbey, midis varreve të fizikanit tjetër të madh, Isaak Njutonit dhe Çarls Darvinit, mendimet e tij do të udhëtojnë drejt një vendi që e kishte tërhequr gjithmonë atë; një vrimë e zezë në kozmos.

I shoqëruar nga tingujt e kompozitorit grek Vangelis, mesazhi i Hawking-it për “paqen dhe shpresën” do të fillojë udhëtimin e tij nga Stacioni i Agjencisë Evropiane të Hapësirës në Cebreros të Spanjës.

“Fjalët e këtij njeriu të jashtëzakonshëm do të nisen në drejtim të vrimës më të afërt të zezë, 1A 0620-00, e cila është në vetvete në një sistem binar “me një yll xhuxh portokalli mjaft të zakonshëm”, sipas vajzës tij Lucy.

Një nga teoritë kryesore të Hawking ishte se vrimat e zeza mund të tkurren ose të zhdukeshin, pasi lejojnë që rrezatimi të arratiset.

Shkencëtari legjendar, i cili për më shumë se 50 vjet luftoi sklerozën amyotrofike laterale, vdiq në moshën 76 vjeçare në mars./360grade.al

Share: