Home KRYESORE Pushohet ish mësuesja e djalit te kryeministrit!

Pushohet ish mësuesja e djalit te kryeministrit!

Entlela Safeti Kasi, arsimtarja qe i beri letër te hapur kryeministrit Edi Rama duke i kujtuar se kish qene edhe mësuesja e Gregut, djalit te kryeministrit dhe se nuk shihte ne filozofinë e kësaj qeverie ne arsim ate qe ajo kish pritur, meritokracine, sot gjendet zyrtarisht e papune. Arsimtarja Entela Kasi me një eksperience te vyer prej 13 vitesh ne gjimnazin “Qemal Stafa” tashme njoftohet zyrtarisht qe nuk do te punoje me aty! Foto te këtij vendimi e keni te lidhur me artikullin.

“Tirana i ka pritur të gjithë të zhvendosurit nga të gjitha anët e Shqipërisë, dhe në një prej gjimnazeve më prestigjioze të Tiranës, ndodhi të isha edhe mësuesja e Gregut, i cili në atë periudhë duhej të përballej me injorancën e drejtuesve për shkak të funksioneve tuaja politike. Pas ikjes së Gregut, sigurisht që më larguan edhe mua. Por kjo nuk ka aspak rëndësi, pasi në kujtesën e kohës së brezave Gjimnazi PNL drejtohej nga një titullare me pushtet politik me lidhje të dyshimta.

urdheri i pushimit nga puna kasiShqipëria është një vend kaq i vogël i paradokseve të mëdha. Pas transferimit të padëshirueshëm tek Gjimnazi i parë i Tiranës, Gjimnazi ”˜Qemal Stafa’, jo rrallë herë mu desh të përballem me sulmet dhe intrigat e mediokërve të katapultuar në pozicione drejtuese, dhe shpesh kam menduar të jap dorëheqjen nga arsimi për aq sa lufta me mullinjtë e erës është akt donkishotesk.

Shqipëria u ndryshua në 2013, dhe besoj jo vetëm unë por një milion njerëz duhet ti kenë besuar ndryshimit. Por jo! Shqipëria e pas 2013 nga buza e greminës lënë prej paraardhësve të klasës politike u gremis në thellësi të tilla prej së cilës vështirë të shpëtohet. Dikur, kur lexoja At Zef Pëllumbin në bibliotekën e Gjimnazit ”˜Qemal Stafa’, i kam kërkuar partive politike, por edhe ju si lider i opozitës të mos përdornit stafet e arsimit dhe gjimnazistët në aktivitete politike! Madje, ju kam sugjeruar të krijonit politika pasi edukimi është shtylla e shoqërisë të së ardhmes për vendin tonë, ku unë dua të jetoj dhe të plakem qetësisht e sigurt, pasi pas nesh sigurisht e ardhmja do na shërbehet në varësi të asaj çka ne të gjithë gatuam.”

Shkruante Entela Safeti Kasi ne letrën e publike ndaj kryeministrit Edi Rama, por ma sa duket sot ne pushtet jo si dje ne opozite, nuk dëgjohet nga veshi jo politik. Zeri politik tashme flet ne kostumin burokratik pa mëdyshje. ne zhagonin popullor kjo quhet: tashme nuk je e jona…

 

Share: