Home KRYESORE Srebrenica, eshtrat që ende nxjerrin tym!

Srebrenica, eshtrat që ende nxjerrin tym!

Nga Mira Tuci – “Njëzet vjet më pas, këtu në Srebrenicë, gjenden sërish trupa, të cilët ende po digjen. 136 varre do mbushen sot. Ne folëm me të afërmit të cilët na rrëfyen së trishtimi nuk kalon derisa ende nuk është bërë drejtësi”.

Një nga modelet e mia në gazetari e pikërisht gazetarja e njohur e CNN në të gjithë botën Christiane Amanpour e përshkruan kështu mëngjesin e saj në Srebrenicë në këtë kohë kur jo vetëm nuk ka drejtësi por eshtrat ende mbulohen me dheun e politikës dhe propagandës.
Në pranverën e vitit 1995, kur Gjenerali Rupert Smith, komandanti i forcave të U.N në Bosnje, nisi të paralajmëronte se Serbët e Bosnjes shumë shpejt do të përpiqeshin të merrnin mbrapsht zonat që deri në atë kohë ishin deklaruar “safe” të sigurta nga Kombet e Bashkuara.
Pak vetë e morën seriozisht. Pak nga pak sulmi u hartua. Dhe, më 11 korrik, 1995, masakra e Srebrenicës do të na turpëronte të gjithëve. Por pas kaq shumë vitesh indiferencë, bota nuk mund të kthejë më kokën nga ana tjetër. Ishte mizoria më e madhe në tokë Europiane që prej Luftës së Dytë botërore, dhe numrat rriten cdo ditë. Më tepër se 8,000 burra dhe djem u therën vetëm se ishin myslimanë –vetëm një pjesë e 100,000 Muslimanëve të cilët u vranë si pjesë e fushatës së spastrimit etnik përgjatë luftës.
Pak kohë para masakrës, Ratko Mladic, lideri ushtarak i Serbëve të Bosnjes, ishte parë teksa qeshte me ushtarët e tij dhe mbante në dorë një ëmbëlsirë, duke ju thënë civilëve të mos shqetësoheshin. Pas këtij momenti të relaksuar si paqtimi para stuhisë erdhi masakrimi i mijëra e mijëra njerëzve….një genocid në mes të Europës, e vetmja gjë që i bëri Qeverinë Amerikane dhe kancelaritë europiane ta merrnin seriozisht gjendjen dhe ti vinin një ultimatum Slobodan Miloshevic-it, lideri serb që I përdori Serbët e Bosnjës si armë vdekjeprurëse.
Lufta ndryshoi gjithcka. Më e keqja ishin Serbët e Bosnjes, të armatosur dhe të nxitur nga Milloshevic, për të masakruar civilët—cka do të thoshte gra, fëmijë dhe të moshuar. Sot nuk duhet harruar që Srebrenica ishte një masakër e mirëfilltë (therje masive)ndaj civilëve—dhe jo një luftë mes dy ushtrive. Qëllimi ishte terrori dhe spastrimi etnik I këtyre civilëve nga territori dhe të krijonin një entitet më vete. Ata madje kishin edhe ëndrrën e bashkimit me Serbinë e madhe.
Sot 20 vjet më pas, gjaku ende nuk është tharë, dhimbja fundos shpirtrat e atyrë që mizoria u shkatërroi familjet dhe shenjoi jo vetëm boshnjakët por historinë e mëtejshme të Ballkanit. Drëjtësia në këto vise është e munguara e madhe më keq akoma, ajo po tentohet të manipulohet. Letra qesharake që presidenti serb I dërgoi këtë jave Mbretëreshës së Anglisë (si fëmija I llastuar që I kanë vënë një dënim dhe kërkon t’ia heqin) që të ndikonte në mos miratimin e Draft rezolutës britanike për njohjen e genocidit në Srebrenicë është një provë për këtë.
Nikoliç në letrën e tij madje thoshte se është “e pavërtetë dhe e papërgjegjshme” të përshkruash krimet e Srebrenicës si genocid. Ai nga ana tjetër akuzoi forcat boshnjake për vrasjen e mijëra grave serbe, fëmijëve dhe të moshuarve në fshatrat përreth Srebrenicës gjatë luftës në një përpjekje titanike për tu hequr si viktimë kur agresorët (që nuk kursyen askënd që merrte frymë vetëm pse ishte mysliman) ishin serbët e Bosnjes dhe ish miqtë e ngushtë të Nikoliç.
Presidenti serb duke mos njohur as mënyrën e funksionimit të Shtetit Britanik i drejtohet Mbretëreshes kur dihet botërisht që Shkëlqesia e saj megjithë ndikimin e madh honorifik nuk ka funksion ekzekutiv mbi politikat britanike.
Por tashmë Rusia është vënë në lëvizje duke e konsideruar si gjithnjë Serbinë si bijën e vet në Ballkan “së cilës gjithmonë i bëhen padrejtësi”. Sipas raportimeve në media, ka pasur amendamente të ndryshme rreth propozimit fillestar të Britanisë dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka diskutuar draft resolutën ditën e mërkurë, por tashmë Rusia dhe Kina kanë vënë veton kundër.
Një komb që jo vetëm nuk pastrohet përmes pendesës dhe kërkimit të faljes por këmbëngul fort në rolin e tij si viktimë rrezikon të përsërisë si në efekt domino të gjitha prapësitë e tij madje edhe në kohë të shpejtë.
Provë për këtë është Kosova, lufta dhe masakrat (si ajo e Recakut dhe shumë të tjera) ndër civilë të bëra atje dhe sërish një klasë politikë serbë që ngul këmbë me të gjitha mënyrat me stisje, inskenime, lobim dhe pagesa botimesh se ishin viktimat ata që sulmuan agresorët. Nëse shqiptarët nuk u vranë sepse ishin myslimanë, u vranë thjesht se ishin shqiptarë. Arsye e mjaftueshme për ta renditur këtë si një genocid më vete, por as masakrat ne Kosove dhe as Srebrenica nuk kanë për tu njohur për një kohë të gjatë si raste genocidi.
E ja ku jemi sërish 20 vjet nga Srebrenica që pa frikë mund të emërtohet si Turpi i Europës dhe nepërkëmbja e dinjitetit dhe vlerave europiane sërish agresorët bërtasin se po “i vrasin” apo “gjuajnë me gurë”.
Tymi i trupave të Srebrenicës ende digjet e kundërmimi i eshtrave të tyre është erëmirë krahasuar me ndërgjegjet e atyre që vranë dikur e sot mbulojnë me “dhe” të vërtetat./MiraTuci.com
Share: