Home KRYESORE Kërcënohet me jetë oficeri i policisë që heton djalin e deputetit socialist?

Kërcënohet me jetë oficeri i policisë që heton djalin e deputetit socialist?

Një akuzë tejet e rëndë është bërë sot për deputetin socialist të Krujës, Rrahman Rraja. Një polic ka denoncuar kërcënimin që ka marrë oficeri i policisë Emiljano Nuhu, i cili kishte nën hetim dosjen e djalit të deputetit. Denoncimi është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha në facebook. Referuar gjithnjë denoncuesit, mësohet se djali i deputetit ishte nën hetim për përdhunimin e një vajze në Krujë. Oficeri Nuhu ka denoncuar në komisariariatin e policisë nr.6 në Tiranë se në një lokal në Unazën e Re është kërcënuar nga familja Rraja për të mbyllur dosjen. Po kaq duket se denoncimi i oficerit për kërcënim nuk është referuar në prokurori. Për këtë ngjarje, ende Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë njoftim.

Më poshtë postimi i plotë i Berishës në facebook: 

Kercenohet me jete nga bandat e Partise oficeri qe po hetonte skandalin e djalit te deputetit te narkopartise, Rraja.
Lexoni mesazhet e policit dhe qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Dr une qe po ju shkruaj jam punonjes i policise Komisariatit nr 6.

Z. Sali Berisha sot mesova sa vlen lekura e nje oficeri policie,sot rreth ore 18 eshte paraqitur ne Komisatiatin e Policise nr 6,Oficeri Policise gjyqesore ne komisariatin e Krujes Emiljano Nuhu,ku ka kallezuar shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja keta shtetas kane kanosur me jete oficerin Emiljano Nuhu, ky oficer ka qen duke hetuar dosjen penale ne ngarkim te djalit te deputetit te Krujes Rraman Rraja per perdhunim te shtetase Xhesila Maloku. Oficeri i Policise eshte kercenuar me jete nga njerzit e deputetit te Krujes, kercenimin e ka bere Redjan Rraja, Ramazan Rraja, duke i then oficerit qe po na hetove me ne do te zhdukim ty dhe familjen tende.”

Ju lutemi doktor publikoje kete lajm vetem tek ju mund te gjejme zgjidhje per padrejtesit qe i behen ketij populli.
Me urdhe te organizates kriminale qe drejtohet nga deputeti i Krujes Rraman Rraja, narko polici i komisariatit nr 6, Pal Marku ka urdhur prishjen e pamjeve filmike te nje lokali ne Unazen e Re, vendi ku u kercenua me jete oficeri i policise Emiljano Nuhu, i cili po hetonte procedimin penal te djalit te deputetit Rraman Rraja.

Kjo eshte policia qe duam. Rasti nuk eshte referuar ne prokurori, ngjarja po fshihet nga policia.”

*Në foto deputeti socialist Rraja

Share: