U nda nga jeta dje në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, Gaqo Çako. Pas lajmit të vdekjes së tij kanë qënë të shumta reagimet në rrjet. Homazhet për ‘Nderin e Kombit’ do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në orën 11:00 deri në 12:00 në hollin e Muzeut Kombatar. Mjeshtri i madh u shua në shtëpinë e tij në Tiranë, ku jetonte sëbashku me bashkëshorten, artisten Luiza Çako. Ai është babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.
Më poshtë artistë, miq e politikanë shprehin ngushëllimet në rrjetet sociale: /Opinion.al