Imami i një xhamie në Kosovë akuzohet për ngacmim seksual. Expres shkruan se një familje në fshatin Sibovc të Podujevës, ka denoncuarr imamin Beqir Nuredini, për abuzim seksual me vajzën e tyre, V.I, kur ajo ishte 16 vjeç. Sipas familjes, asokohe vajza po merrte mësime mbi islamin te ky imam. Nëna e vajzës thotë se hoxha i prishi “çikninë” vajzës së saj tani gati 19 vjeçe.
Policia ka konfirmuar rastin duke njoftuar se tashmë e ka intervistuar vajzën, familjen dhe imamin. Vetë Nuredini mohon, duke thënë se krejt kjo po i bëhet për shkak të punës “së jashtëzakonshme” në xhami. Ndërsa Bashkësia Islame paralajmëron se nesër do të marrë një vendim rreth imamit. Ngjarja ka ndodhur dy vjet më parë./LAPSI.al