Konfrontim në distancë midis presidentit të SHBA dhe Përfaqësueses të Lartë të BE mbi sanksionet e reja të SHBA në Teheran. Për “Donald” kushdo që ka marrëdhënie tregtare me Iranin nuk mund t’i ketë ato me Uashingtonin, ndërsa Evropa, e cila dëshiron të ruajë marrëveshjen bërthamore, shkon në drejtim të kundërt, shkruan La Repubblica.it.
UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në Twitter se “kushdo që bën biznes me Iranin nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë ato me Shtetet e Bashkuara”. Pra, titullari i Shtëpisë së Bardhë, duke njoftuar sanksionet e reja kundër Republikës Islamike, shtrëngon edhe më shumë morsën pas daljes nga marrëveshja bërthamore. “Sanksionet kundër Iranit zyrtarisht janë nisur, ato janë më të fortit të imponuara ndonjëherë, dhe në nëntor do të arrijnë një nivel tjetër: Kushdo që bën biznes me Iranin nuk do të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara, kërkoj paqen në botë, asgjë më pak “, shkroi ai në Twitter.
Nga ana tjetër, Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila njofton se si BE po inkurajon kompanitë që të rrisin biznesin e tyre me Iranin, duke pasur parasysh se Irani ka respektuar detyrat e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Në një intervistë dhënë gjatë udhëtimit të saj në Ëellington, Zelandën e Re, Mogherini shpjegoi se është në dorën e evropianëve të vendosin me kë duan të tregtojnë.
“Ne po bëjmë çmos për ta mbajtur Iranin në marrëveshje dhe për të ruajtur përfitimet ekonomike që kjo i sjellë popullit iranian sepse ne besojmë se kjo është në interes të sigurisë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në botë”, theksoi Mogherini. “Nëse ka një pjesë të marrëveshjeve ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore që respektohen, kjo duhet të mbahet”./përktheu 360grade.al