Home KRYESORE Punëtoret e naftës protestojnë te Kryeministria, Mediat i injorojnë!

Punëtoret e naftës protestojnë te Kryeministria, Mediat i injorojnë!

Punëtorët e rafinerisë së përpunimit të naftës bruto në Ballsh kanë protestuar dje përpara kryeministrisë në Tiranë, si pasoje e mospagesës se tyre prej gjashtë muajsh dhe ky aktivitet dinjitoz pothuajse nuk u pasqyrua fare ne Mediat e shumta ne Shqipëri.  Nga qyteti i Ballshit dhe i Fierit me rreth 8 autobusë me punëtore te uzinës ata kane ardhur ne Tirane per te protestuar te kryeministria sepse kane 6 muaj pa pune. Njeri prej pjesemarresve ne proteste shkruan ne rrjetet sociale se te gjitha kamerat e televizioneve kane qene aty, por puna është se ne TV-te nuk është dhen asgje . “Nje pyetje kam, te gjitha këto televizionet Rama i ka blere qe nuk guxojnë te japin lajmin per protestën e Uzinës se Ballshit ? Ata protestojnë sepse ka qe ne korrik pa pune…”, ”“ shkruante qytetari… Shqipëria vazhdon te jete vend i çudirave!

Share: