Të gjithë prisnin, edhe në PS, që kryeministri Edi Rama të bëjë ndryshime në qeveri, por do zhgënjëhen. Burime shumë të afërta pranë Edi Ramës thonë për “Koha Jone” se kishte një ide për ndërrim ministrash, por tani ka vendosur asnjë ndryshim. Dhe do ta motivojë me argumentin se qeveria nuk ka as edhe një vit në detyrë, si dhe për të mos dhënë argumenta opozitës, e cila do të turret “se ka dështuar qeverisja prandaj u mundua të bëjë arnime”, Edi Rama e ka ndarë mendjen për të mos bërë asnjë lëvizje në qeveri.
Në raport me zgjedhjet vendore në maj 2019, atëhere ai do të shikojë mundësinë e ndryshimit të ministrave. Edhe në mbledhjen e Asamblesë së PS, pas ditësh, kryeministri dhe kryetari i PS do të justifikojë se nuk ka nevojë për ndryshime kur gjithçka, sipas tij, ecën mirë.
I njëjti burim tha se ka edhe një mundësi se përse ai nuk bën ndryshime, sepse dy ministra të rëndësishëm nuk pranojnë të japin dorëheqjen apo ti shkarkojë. Ndaj mundet për të treguar se mbetet fuqiplotë në PS, Rama do të veprojë me finesë duke thënë se qeverisja ka ecur shumë mirë, ndonëse do të duhet të rregullojmë disa gjëra.
Pra edhe ata që në PS ishin bërë gati për të marrë ndonjë karrike, të qetësohen dhe të presin vitin 2019, pas zgjedhjeve vendore.