Home KRYESORE Rrëfen i “Dërguari”: Ja mesazhi i fshehtë i Ramës për Bashën…

Rrëfen i “Dërguari”: Ja mesazhi i fshehtë i Ramës për Bashën…

Sipas burimeve të 360grade, që duan sigurisht të mbeten anonimë, i “dërguari” më i fundit që ka takuar Bashën në emër të Ramës, ka biseduar për Reformën zgjedhore, duke kërkuar që Basha, si kryetar i Pd-së, të mos bëjë një Koalicion të vërtetë me forcat e tjera opozitare.

Sipas të “dërguarit”, mesazhi në lidhje me reformën zgjedhore, një marëveshje e kahershme Pd-Ps, që në vitin 2008, mban në pushtet në krye të partive kryetarët, që është në interes.

Nga ana tjetër, duket se Rama, trembet nga ideja e një Fronti Opozitar, që do të forcojë si një formacion i vetëm politik, me kandidatë të përbashkët dhe me strategji politike të përbashkët hap pas hap dhe në çdo vendimmarje, që është edhe platforma Kryemadhi.

Sipas burimit Basha është i lëkundur. Ai, informon “burimi”, pëlqen Koalicionin Opozitar, por nuk do të heqë dorë nga formula e deritashme elektorale, e ashtuquajtura “lista e kryetarëve”, për të gjitha nivelet e kandidimeve, locale apo politike qofshin ato.

Rama, duke mikluar dhe bindur Bashën, për të ruajtur të paprekur në thelb, formulën zgjedhore, përveç ca llustrave që mund të etiketohen “reforme”, kërkon të vrasë 2 zogj me një gur.

Të përçajë Koalicionin Opozitar, që të mos shndrrohet në një Front Opozitar, e pra që “Fronti” të veprojë në terren si një parti e vetme e stërmadhe, gjë që e tremb sëtepërmi Ramën dhe të hiqet njëkohësisht si një mik i Bashës, si një këshilltar i tij, për të mbrojtur Bashën nga lufta e brendëshme politike në Pd.

Kjo nuk e pengon aspak, që të dërguar apo sekserë të tjerë, të takohen me kryetarët e partive të tjera opozitare dhe tu flasin e tu hedhin helmin, se negociatat Rama-Basha, ecin mirë e për bukuri…

Qëndresa e Kryemadhit, që cilësohet si “radikale” dhe ka si prirje Frontin Opozitar, e ka alarmuar Ramën dhe kësisoj, ka shpeshtuar të “dërguarit” e posaçëm pranë Bashës, me qëllim luftën e nëndheshme ndaj “Platformës Kryemadhi”, që duhet të shprehet me një marrëveshje të shpejtë këtë vjeshtë. /360grade.al/

Share: