Në Nju Jork është mbajtur një mbrëmje Gala për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë. Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, ky manifestim do mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Amerikës, mbasi ajo u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolikë shqiptarë, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare. Darka u iniciua dhe u drejtua nga kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Në këtë mbrëmje u mblodhën  1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës, por mrekullia ndodhi kur biznesmen shqiptar i fesë myslimane, Jim Xhema, dhuroi zarfin me 100,000 dollarë. Çka është edhe shembulli më klasiku, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, që ekziston tek ne shqiptarët./Shqiptari.Eu