Home KRYESORE Vdiq në spitalin e burgut, çfarë ndodhi me të riun që vuante...

Vdiq në spitalin e burgut, çfarë ndodhi me të riun që vuante dënimin

Një 35-vjeçar i dënuar me burg ka ndërruar jetë një ditë parë.

Shtetasi me inicialet E.Y, banues në Cërrik, por që vuante dënimin në IEVP Fushë-Krujë, ka humbur jetën në spitalin “Nenë Tereza”.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ministria e Drejtksisë, e cila përmes një deklarata shprehet se “në renimacionin e QSUT “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasi Ervis

Thoma Tako, 35 vjeç, lindur e banues në Cërrik, me masë sigurimi “mjekim i detyruar”, i ndaluar për veprën penale të vjedhjes. Në datë 04.09.2018 ky shtetas është dërguar nga IEVP Krujë në QSUT “Nënë Tereza” dhe në datë 07.09.2018 është regjistruar në repartin e reanimacionit. Sipas kartelës mjekësore ky shtetas vuante nga një sëmundje e pashërueshme”.

Sipas njoftimit të Ministrisë thuhet se ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe për shëndetin mendor./Opinion.al

Share: