Home KRYESORE Dy sfidat e e Shqiperise 2016, Dekriminalizimi dhe Drejtesia

Dy sfidat e e Shqiperise 2016, Dekriminalizimi dhe Drejtesia

Nga Lisen Bashkurtii

Shqipëria është përfshirë në debatin për reformën në drejtësi. Nuk duan apo vërtet nuk po munden ta realizojnë këtë reformë?

Shqipëria duket se po e lë pas tranzicionin. Është një ndarje e dhimbshme me shumë problematika politike, ekonomike, sociale, demokracie dhe integrimi. Hapat e Shqipërisë kanë qenë të mëdha. Nuk ka të krahasuar Shqipëria e viteve ’90-të më të sotmen. Por sfidat përpara vijojnë të jenë të konsiderueshme. Kështu është demokracia, gjithnjë në kërkim e zhvillim. Dy reformat madhore: dekriminalizimi i politikës dhe institucioneve publike, si dhe reforma në drejtësi, janë themeltaret për ecjen e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Unë nuk jam ekspert në këto fusha dhe dijet e mija nuk me lejojnë të flas e të shkruaj shumë për këto dy reforma. Ajo që mund të them është se mënyra sesi bëhen reformat përcaktojnë edhe përmbajtjen e tyre dhe garancinë e zbatimit në praktikë.

Kërkohet të respektohen katër parime të mëdha që këto dy reforma të jenë të arsyeshme, të dobishme dhe të drejta: transparenca, gjithëpërfshirja, përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Pa këto parime asnjë nga këto reforma nuk realizohet. Mirëpo këto janë reforma pa alternativa. Ato duhen bërë. Dhe do të bëhen patjetër. Në pyetje është vetëm koha. Sa me shpejtë të bëhen aq më mirë është për vendin dhe integrimin e tij ne BE. Madje është më e mirë edhe për vetë ato që i tremben këtyre reformave dhe për këtë arsye përpiqen t’i zvarrisin ato. Personalisht mendoj se Shqipëria do i zgjidhë këto dy sfida të mëdha dhe brenda vitit 2016 do të trokasë në portat e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e duan shqiptarët dhe politika do t’ia ofrojë atë.

Share: