Home KRYESORE Nisin negociatat e PDIU me PD, Idrizi: Pse braktisëm Ramën…”, Pasi ky...

Nisin negociatat e PDIU me PD, Idrizi: Pse braktisëm Ramën…”, Pasi ky i fundit e kish braktisur me kohe

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dalë me ne fund dhe me shume vonese zyrtarisht nga koalicioni me mazhorancën e Edi Ramës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të kësaj partie ndersa mbledhja e zhvilluar pasditen e sotme ka vendosur që të mandatojë kryetarin Shpëtim Idrizi që të zhvillojë negociata me opozitën qe politikisht eshte pergjegjesi kryesor i kesaj situate e cila eshte me e keqja e mundur e Kauzes Came ne te gjithe historine e saj.

Gjatë fjalës së tij nga ky takim, Shpëtim Idrizi akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij sidomos për marrëveshjen e fshehtë me Greqinë dhe fshirjen e çështje çame, por duket se nuk ka argumentuar aspak pse e ka lene per kaq vone kete vendim dhe pse nuk ka menduar per aksione politike kunder kesaj situate abuzive.

“Kjo qeveri nuk njeh çështjen came. Sot Rama ka partner strategjik Ciprasin. Nuk na kanë sqaruar se çfarë është biseduar me palën greke për çështjen çame”, u shpreh ndër të tjera Shpëtim Idrizi.

A mjafton kjo? Sigurisht qe jo perderisa ceshtja came tashme eshte injoruar nga te dyja qeverite ne Athine dhe Tirane dhe kesaj partie ju desh me shume se dy muaj te merrte kete qendrim te munguar.

Paritse Came i duhet aksion dhe jo fjale. I duhet me komunitetin te protestoje dhe ti zere deren ministrit perkates dhe kryeministrit te cilet formalisht zgjidhjen e kesaj ceshtje e ka te shkruar ne programin qeverises. PDIU duhet te rivitalizoje idene politike te marshimit drejt Qafe Botes dhe pse jo tahsme per ne Cameri ku te vendosin lulet ne varret e te pareve dhe te kthehen perseri. Askush nuk mund ti ndaloje ligjerisht tashme. Te ftojne dhe te bindin politikane parimor europian te shkojne me ta ne mbrotje te se drejtes te levizjes se lire dhe te respektit ndaj te shkuares per te ndertuar nje te ardhme me te drejte. Fjalet i merr era dhe kete vete Shpetim Idrizi e di shume mire!

Share: