Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: MANGO, Mangifera indica

Sugjerimet e Shijes: MANGO, Mangifera indica

Gati gjysma e mangove ne bote kultivohen ne Indi duke e bere Indinë prodhuesin me te madh ne bote. Mango eshte fruti kombetar i Indise, Pakistanit dhe Filipinet.

Eshte gjithashtu edhe pema kombetare e Bangladeshit Mangot jane burim i shkelqyer i vitaminave A dhe C, dhe per ata qe jane fizikisht aktiv, qofte duke punuar jashte apo per ata qe jane vazhdimisht ne levizje, mango eshte nje menyre e mire per te plotesuar kaliumin e humbur Fruti i mangos ne te cilen fara nuk eshte formuar plotesisht, mund te kombinohet me kripe dhe mjalt per te trajtuar diarene, dobesine e mengjesit, kapsllekun dhe tretjen.

Mango gjithashtu sherben per trajtimin e goditjes nga vapa. Triterpene dhe lupeoli qe gjenden te fruti i mangos jane efektive ne frenimin e prostates dhe kancerit te lekures. Ka reth 1000 varietete mangosh ne Indi megjithate vetem disa varietete rriten per tregeti. Mango është frut i pasur dhe konsumi në sasi të mëdha të tij favorizon rigjenerimin e indeve dhe e bën lëkurën tuaj të butë dhe rrezatuese.

Mango ka një bërthamë. Nga kjo bërthamë, nxirret gjalpi i mangos, një produkt me vlera të jashtëzakonshme ushqyese. Ai hidraton dhe ushqen lëkurën dhe flokët. Prandaj është i rekomanduar për kujdesin e flokëve të thatë dhe pa jetë, për t’i dhënë lëkurës përkulshmëri dhe butësi.

Tek dyqanet Neranxi do te gjeni Mango te thate.

Share: