Incheon, Koreja e Jugut – Rreth 600 te ftuar nga mbare bota ne Incheon te Korese se Jugut duke mbeshtetur projektin e HWPL ne mbeshtetje te Paqes dhe bashkimit te dy Koreve ne rruge paqesore dhe me modelin demokratik perendimor.
Modelet per te arritur suksesin ne politike jane nga me te ndryshmet dhe sigurisht me te veshtiret pikerisht sepse jane edhe me te miret. Duket se ne Korene e Jugut nuk i tremben me konfliktit me Korene e Veriut, por aty nje organizate nderkombetare me themele ideologjike dhe religiose vendase, pervecse propozon rrugen e Paqes per mbare boten nepermjet reformimit te OKB-se, ne te njejten menyre propozon edhe bashkimin me ish armikun e vetvetes, Korene e Veriut.
HWPL me ne krye Man Hee Lee ka kohe qe ne menyre te struktuar ka propozuar nje projekt ligj te se drejtes ne OKB i cili pasi te ratifikohet ne te gjitha shtetet anetaret do te detyronte qeverite perkatese te nxisnin Paqen ne bote dhe te frenonin rruget e konfliktive te dhunshme dhe te pergjakshme.
Man Hee Lee nje vetran i luftes midis dy Koreve ku viktimat i kaluan 3 milionet, pas nje eksperience te rendesishme ne krye te nje Kishe kristiiane ne Korene e Jugut, tashme propozon rruge te reja per te bere politike ne favor te Paqes ne gadishullin korean, por edhe ne mbare boten.
Ai tashme de facto i kerkon religioneve te behen pjese e politike-berjes ne favor te Paqes kunder dhunes vdekje prurese ne vendeet e tyre dhe ne mbare boten. Ai, Man Hee Lee, ne menyre te pervitshme fton dhe mundeson pjesemarrjen e kidereve fetare ne Korene e Jugut ku punohet prej vitesh per konfigurimin e Ligjit te Paqes dhe lobimin e mbeshtetesve te Paqes ne shtete dhe kalimin e tij ne OKB.
Keto dite ne Incheon, qytet prej me shume se 3 milion banoresh ne Korene e Jugut, po realizohet viti i katert i themelimit te dokumentit i cili eshte hartuar nga eksperte nderkombetare te se drejtes, politikes, organizatave te Gruas dhe Rinise dhe i cili u propozohet qeverive te shteteve anetare ne OKB per ta firmosur duke marre pergjegjesite perkatese.
Tashme ne Korene e Jugut prej pjesemarresve ne kete event te rendesishem nderkombetar politik, mundesuar nga HWPL, u firmos dhe aprovua rezoluta e cila mbeshtet iniciativat e deritanishme dhe premton bashkeveprim te pjesemarresve ne realizimin e saj deri ne ofrimin e Paqes per te gjithe dhe asgjesimin e konflikteve te dhunshme.
Ne fjalen e tij pershendetese Man Hee Lee dhe qe e cila u mbeshtet nga oratoret e me vonshem, si nga Ish presidente, ish kryeministra e deputete parlamentesh te ndryshme, (listen e plote te autoriteteve me te spikatura nderkombetare e gjeni ne fund te artikullit) tha se per Paqen duhet te impenjohen te gjithe nga qeveritaret, politikanet, gazetaret, ashtu edhe te rinjte dhe grate.
Man Hee Lee vazhdoi duke thene se ka ardhur koha te punohet qe vetem me rruge Paqesore te realizohet edhe bashkimi i dy Koreve ne nje si menyra me e mire per sjelle forcimin e Gashillut Korean dhe trasmetuar Paqe ne mbare boten.
Man Hee Lee, oratoret e tjere drejtues te HWPL dhe, politikane dhe lidere fetare nga e gjithe bota thane ne kete event domethenes se gjykojne dhe besojne se Seuli nga kryeqyteti qe nje vit me pare ishte starti potecial e nje lufte boterore me permasa te frikshme per mbare njerezimin, mund te kthehet dhe behet nje ure simbolike paqeje midis dy Koreve dhe mbare globit te trazuar gjeopolitikisht.
Ne fund te dites se dyte takimit dhe i mbeshtetur nga entuziasmi i pjesemarresve nga Korea dhe mbare bota, u miratua dhe firmmos ne unanimitet edhe nje Rezolute nepermet te se ciles te gjithe pjesemarresit zotohen se do te punojne dhe mbeshesin iniciativat e HWPL ne favor te Paqes ne bote dhe bashkimit te dy Koreve ne rruge paqesore dhe me nje sistem demokratik.