Home KRYESORE Shpërndanin drogë ne shkolla, një në pranga dhe dy të ndaluar

Shpërndanin drogë ne shkolla, një në pranga dhe dy të ndaluar

Policia ka arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar, me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike nëpër shkollat e kryeqytetit. Gjithashu është proceduar në gjendje të lirë një 21 vjeçar tjeter. I arrestuari me inicialet L.D, shpërndante drogë në shkollat 9 vjeçare si Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”.

Njoftimi i policisë:, Tiranë

Kontrolle në kuadër të planit të masave për identifikim, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet përreth shkollave të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Sekuestrohen në total 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet “Shigjeta”, në kuadër të planit të masave të hartuar nga D.V.P. Tiranë për identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shesin apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike përreth ambienteve të shkollave të kryeqytetit, kanë ushtuar kontrolle gjatë të cilave u arrestua në flagrancë të shtetasi:

– L.D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi:

– M.B., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin L.D., disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (“Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M.B., nga shërbimet e Policisë u është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit L.D., i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale:

– 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L.D., A.B., dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.B.

Share: