Nga Ylli Manjani
Perëndimi e dekriminalizoi shpifjen, sepse liria për t’u shprehur është në themel të demokracisë. Veçanërisht shoufja nga pushtetit nuk ndëshkohet më, përveç se në shtete-rregjim si Turqia.
Vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik. Shteti që të ndëshkojë krimet e përditshme të pushtetit dhe rrenat e udhëheqësit.
Për këtë paketë ka konsensus të gjerë, sot e gjithë ditën.
Pushtetit çdo mendim apo kritikë i duket shpifje, sepse fjalën e tjetrit e mat me rrenat e veta.
Gjithë jeta politike e KryeRrencakut që drejton i shkoi duke tentuar ti mbyllë gojën të tjerëve.
Lë çdo punë tjetër veç ti mbyllë gojën kritikës. Ka 20 vite që këtë gjë bën me një energji monstruoze.
Motoja e tij politike është: vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos fol në publik!
Ndërkohë vetë vetëm rren! Rren çdo sekond, sa herë flet!