Home KRYESORE Ylli Manjani: Po bejme shkembime territori edhe me Greqine!

Ylli Manjani: Po bejme shkembime territori edhe me Greqine!

Nga Ylli Manjani

Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”…

Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori.

Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar.

Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës.

Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë!

Share: