Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë”, u pyet nga drejtoresha e informacionit në Ora News, edhe për qëndrimin e tij për hidrocentralet në lumin .
Njuma: Unë jam një dashnore e natyrës. Është një krim i jashtëzakonshëm të ndërtosh hidrocentral në Valbonë. Nuk e di si ua ka bërë zemra ju. Se unë që nuk jam nga ajo zonë, mua më dridhet zemra kur kaloj aty. Më mbushen sytë me lot. Si e keni lejuar?
Berisha: Nga 432 hidrocentrale të firmosura për ndërtim, taksapaguesit nuk kanë paguar asnjë qindarkë. Ato kanë qenë ujëra që derdheshin të gjitha në det.
U janë dhënë kompanive për ndërtim me një afat të caktuar dhe të gjitha kthehen pronë e publikut shqiptar. Ndryshimi është si dita me natën. Nga lumi i Tropojës, gjer në Vukël, janë lumenjtë e alpeve. Disa i njoh.
Nuk marr përsipër t’i privojë shqiptarët nga kjo energji. Është e barabartë me Fierzën. Kam parë zona me akullnaja të të gjitha llojeve dhe kam parë hidrocentrale. Kam qenë në Norvegji dhe kam parë hidrocentrale në zona shumë të bukëra.
Nëse ti plotëson kushtet e mbrojtjes së mjedisit nuk ka të paprekshëm përveç lumit të Gashit për shkak të florës.