Pas reagimit te deputetit te PS-se, Taulant Balla, i cili pergenjeshtroi denoncimin se ai ishte ne nje foto me te arrestuarin per trafik kokaine, vjen pergjigjja e ish-kryeministrit Berisha.
Reagimi i Berishes
Qytetari dixhital pergenjeshtron Taulant Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si deshmi nje foto me Kallam Deshtakun perpiqet ta paraqes si montim foton me supertrafikantin e kokaines Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove.Ne foton me Kallam Deshtakun zonja qe esht ne mes te tyre i mbulon krahun Taulant Begos,kurse ne foton me bosin e kokaines Mqksi Beçq krahu i Tqulqnt Gjures esht i lire,jane dhe nje seri dallimesh tjera qe faktojne se kemi te bejme me foto te veçanta dhe jo me montime. Pra nuk esht faj i i fotove pse Tulant Jaris pozon me trafikant!
Berisha i nxori foton me “bosin e kokainës”, reagon Balla: Fotomontazh i dështuar, ja ku e morën foton time
Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto në Facebook, ku sipas tij shfaqej Taulant Balla në krah të një personi me emrin Maksim Beço, që sipas Berishës ishte arrestuar në 2015 në Itali për trafik kokaine.
Pas këtij postimi ka reaguar edhe Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili ka bashkangjitur dy foto, ku tregon sesi është bërë fotomontazh me një foto të tijën, të disa kohëve më parë.
“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, shkruan Balla.
Panorama