Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë prapraskenave të takimit dhe marrëveshjes së 18 Majit 2016. Ai deklaroi se lideri i PD i ka kërkuar ndërrimin e pushtetit në tavolinë.
“Ma ka thënë vetë Luli, pushtetin me marrëveshje në tavolinë, njëherë ti, njëherë unë. Eshtë e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap gjysmën e zemrës, po këtë nuk ia jap dot. Pushteti nuk është i imi, është i atyre që kanë votën. Edhe po të lutemi nga veriu në jug, ne na marrin me gurë, po Lulit pushtetin nuk ia japim. Ndaj Lulzim, Monika e opozita sot janë i mbyturi që bërtet. Monika i hap më shpjet sytë, i mbyll më vonë, Luli e kundërta. I mbyturi të thotë do të mbys. Të pafytyrë e të pabesë deri në fund”, tha Rama.
Deklaratën e bëri në mbledhjen e grupit të PS, ku akozoi të djathtët se kanë orkestruar çështjen “Babale” pasi prokuroria doli në konkluzionin se zëri nuk është i vëllait të Fatmir Xhafës. Po kështu Rama tha se edhe rasti i Xhisielës është “Babale 2”. Sipas tij, Balla, Rraja dhe Bushi nuk kanë qenë në komisariat për të kërcënuar Emiljano Nuhun. Ai nuk mohoi dhunën nga djali i deputetit ndaj vajzës së re, për të cilin tha “ndodhet aty ku duhet të jetë (në burg)”./Opinion.al