Nga Blerta Haxhiaj
Elementi apo projekti më origjinal për të demonstruar aspektin produktiv të dijes nga prodhuesi i saj Pushteti, ”˜panoptizmi‘, i cili shërben për të vëzhguar të tjerët duke luajtur rolin e shikuesit por që nuk mund ta shikojmë, gjithëshikueshmëria. Jemi të vetëdijshëm se cilat janë dispozitat më të cilat pushteti na vëzhgon, dhe për këtë të  huazojmë projektin e konstruksionit të burgut Panoptikonin e utilitaristit Jeremy Bentham, ku vetë Bentham-i këtë instancë mendore huazon nga vëzhgimi i pulave dhe me ndihmen e vëllait, i jep jetë projektit shumë të rëndësishëm që njeherazi rezultoi shumë i dobishëm për shpjegimin teorik dhe praktik mbi pushtetin për të vëzhguar dhe të qënurit nën vëzhgim. Para se të hyjmë në elaborimin e Panoptikonit, ponoptikoni i ditëve të sotme janë kamerat e sigurisë, telefonat celular si dhe show-u siç është Big Brother dhe simotrat e saj, ku pikërish eksperimentet sociale zhvillohen nën syrin e shumë shikuesve dhë më një shikueshmëri shumë të ndjekur, vendosja e kamerave në ambiente, mjedise, rrafshe të ndryshme jep siguri por dhe ofron roberi sepse kur krijojme idene që jemi nën vëzhgim jemi jo-origjinal ndërsa kur nuk dime që jemi nën vëzhgim buron origjinaliteti por Panoptikoni i Bentham shërben për të shpjeguar se si pushteti strukturohet, jep dispozitive disiplinore dhe ndëshkimore. “Panoptikoni i Benthamit është figura arkitekturore e këtij gërshëtimi, parimi është i njohur: në periferi, një ndërtesë në formë unaze; në qëndër, një kullë, me dritare të gjëra, që bien mbi anën e brendshme të unazës; ndërtesa periferike është e ndarë në qeli, që shtrihen nga njëra anë e saj në tjetrën; qelitë kanë secila nga dy dritare: njëra nga brenda, përkundruall dritareve të kullës; tjetra, nga jashtë, që le të hyjë drita, e cila depërton qelinë cep më cep. ” M.F ”““Disipline dhe Ndeshkim; Lindja e burgut”
Mbikëqyrësi është i nevojshëm sepse ai qëndron në kullën qëndrore, ku drita shërben si kurth bën që i mbylluri në qeli(z) të jetë gjithmonë i vizualizuar nga kulla qëndrore duke vëzhguar çdo lëvizje të të mbyllurit në qeli, i burgosuri i shndërruar në objekt i përhershëm informimi por kurrë subjekt komunikimi, në qeli ku mbyllet një i çmendur, i sëmurë, i dënuar, punëtor apo nxënës është i dukshëm dhë nën mbikëqyrjen e mbikëqyrësit nga kulla qëndrore. “Këtu qëndron edhe efekti kryesor i Panoptikut: nxitja e vetëdijes së përhershme të të burgosurit mbi dukshmërinë e vet, e cila siguron funksionimin automatik të pushtetit. Mbikëqyrja bëhet e përhershme në efektet e veta, edhe nëse veprimi i saj është i ndërprerë: përsoshmëria e mekanizmit të pushtetit e bën gjithnjë e më të panevojshmë ushtrimin aktual të tij. Aparati arkitekturor duhet të jetë makinë që krijon dhe ushqen një raport pushteti të atillë që të jetë veprues pavarësisht atij që e ushtron. Të mbyllurit duhet të zhyten pra në një situatë pushteti ku bartës dhe përçues të jenë ata vetë” ”“ “ Panoptiku eshte nje makine per shperberjen sistematike të unitetit mes shikimit dhe te qenit i dukshem; ne unazen periferike njeriu eshte perhere dhe krejtesisht i dukshem, pa arritur vete te shohe ; ne kullen qendrore, gardiani sheh gjithçka, por nuk duket vete asnjehere” tërë kjo konsiston në efektin e të qënurit të vëzhguar, i mbylluri në qeli kurrë nuk duhet të dijë nëse është nën vëzhgim pra panoptiku shërben si makinë për zbërthimin dispozitiv mes shikimit dhe të qënurit i dukshëm nga kulla qëndrore, guardiani, mbikëqyrësi sheh gjithçka por nuk është i shikueshëm nga të mbyllurit brenda në qeli.
Zhvillimi i vetëdijës i të qënurit i vëzhguar formon një deformim psiko-fizik, patologjik në individët të cilët janë mbyllur mbrenda në qeli, kjo e bën edhe më të lehtë nënshtrimin e tyre nga makineria panoptikane dhë shërben si një mjet disiplinues, si mjet disiplinues këto kafaze hermeneutike, zhvillimi i deformimit psiko-fizik patologjik është pikërisht izolimi absolut i të mbyllurit në kafazin hermeneutik, i burgosur, i dënuar, i çmendur. “Teksa ndodhet i vetmuar në qeli, i burgosuri përballet me vetëveten; në heshtjen e pasioneve dhe botës që e rrethon, zbret ngadalë në ndërgjegje dhe ndjen t’i zgjohet brenda vetës ndjenja morale që kurrë nuk vdes plotësisht në zemrën e njeriut” Një ndërgjegje brejtëse morale që nënshtron dhe disiplinon të burgosurin apo të privuarin të cilin e kontrollon makinëria panoptikanë, në këtë rast. Drita eshte kurthi. M.F ”““Disipline dhe Ndeshkim; Lindja e burgut”
Sipas teksteve të Grekëve antikë kur jemi në publik të tjerët janë armiqtë tanë, kur ndodhemi në vetmi jemi armik i vetëvetes sonë, prandaj vetëvetja me vetëvetën zhvillon nje luftë të ashpër duke i kryqëzuar shpatat mes veti, të njëjtën instancë e zhvillon edhe i burgosuri por me një dallim që nuk mund të dalë nga aty pa mbaruar dënimin. Syri guardian i panoptikonit në ditët e sotme është zhvilluar në syrin teknologjik panoptikan, e cila është shumë instrument lehtësues për të vëzhguar, kamerat (camera obscura (lat) – dhomë e errët), makineria panoptike fabrikon efekte homogjene të pushtetit: “ Panoptiku funksionon si një lloj laboratori pushteti. Falë mekanizmave vëzhgues, fiton efikasitet dhe aftësi depërtimi në sjelljet e njerëzve, dija rritet kështu përgjatë avancimeve të pushtetit dhe gjen objekte njohje në të gjitha sipërfaqet ku ushtrohet ai ” panoptikoni i Bentham-it në ditët e sotme jemi nën syrin vëzhgues të satelitëve të citët luajnë rolin e guardianit në kullën qëndrore, si produkt post-strukturalist satelitët luajnë rolin e tyrë të rëndësishëm, panoptikani satelitor, kapërcimi përbën një kalim të rëndësishëm, nga arkitektura betonizuese njerëzimi prodhon arkitekturën teknologjikë shumë më lehtë që të manovrohet dhe kjo si produkt i diskursit shkencor teknologjik që mbizotëron në shumicën e rrafsheve epistemologjike. Ushtrimi i disiplines nenkupton ekzistencen e nje dispozitivi ku loja e shikimit te kete nje force detyruese, te nje aparati ku teknikat qe mundesojne shikimin te jene njekohesisht bartese efektesh pushteti dhe ku, ne kthim, mjetet e trysjes t’i bejne qartesisht te dukshem objektet mbi te cilet ato ushtrohen. Të jesh i vëzhguar apo të vëzhgosh, lehtësia teknologjike e ofruar na e mundëson këtë, deformimi psiko-fizik na vë limitet mirëpo na ofron Sigurine që për shkak të saj humbin lirinë i të qënurit qetë, kondicionimi i ofruar nga predispozitat e pushtetit është lloji më i mire i të qënurit i disiplinuar dhe ndëshkuar…Vëzhgimi legjitimohet …