Gazetari i njohut Artan Hoxha, ka folur rreth propozimit tëkryeministrit Edi Rama, për mbylljen e basteve dhe kazinove.
Hoxha ka shtruar disa pyetje për kryeministrin, i cili ka deklaruar se bixhozi përdoret për pastrimin e parave të krimit.
Gazetari është shprehur se është skeptik për aplikimin e këtij ligji, ndërsa hedh dyshimin se xhirot nga kompanitë e basteve, mund të jenë përdorur për fushata elektorale.
Hoxha: Ato mund të kenë prova por i kanë në sirtar. A është e përfshirë bota e krimit? Nuk ka prova. Përderisa i ke provat pse nuk vepron ? Kush të pengon ? Këto operatorë mund të blejnë deputetët tashmë që jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Xhiro e deklaruar e pikave të basteve është 180 milion euro. Sa fushata mund të mbulohen me këto para ? Kjo është gjëja që më bën skeptik. Fillimisht u tha se do të ishin 200m larg shkollave dhe objekteve të kultit, ndërsa me kalimin e kohës u shtuan si kërpudhat.
360grade.al