Home KRYESORE Krijohet Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, një hap larg ushtrisë.

Krijohet Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, një hap larg ushtrisë.

Deputetët kosovarë i kanë dhënë sot dritë jeshile Ushtrisë, ndërsa është votuar Projektligji për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Deputetët votuan me 101 vota pro Projektligjit.

Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e dy projektligjeve tjera që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këto projektligje, parashikojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Për tri projektligjet kanë rënë dakord të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës serbe./Opinion.al

Share: