Nga Marko Bello
Sa kohe ishte ne opozite Partia Socialiste deklaronte se do te rishikonte, madje do t’i anullonte marreveshjet koncesionare qe qeveria e Sali Berishes kishte lidhur me disa kompani private, te dyshuara si mbeshtetese apo kliente te saj.
Mirepo, kur erdhi ne pushtet, koalicioni PS-LSI konstatoi se nderprerja e njeanshme e ketyre koncesioneve nuk ishte aq e lehte dhe se nga gjykatat e arbitrazhit mund te vinin vendime me kosto te larte financiare.
Megjithate, eksponente te PS ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise ne me shume se nje rast i kane kerkuar drejtuesve te Ministrise se Financave rishikimin e te pakten e tri koncesioneve: ate te pullave te akcizes, koncesionin e skanimit te automjeteve ne dogana dhe dhenien me koncesion te ngjyrosjes se karburantit, te cilat sjellin nje dem ekonomik prej 15 milione Euro secili ne vit.
Kerkesa per prishjen e koncesioneve ka patur edhe nga Shoqata e Hidrokarbureve, e cila i eshte drejtuar edhe Gjykates Kushtetuese per te prishur vendimet e qeverise me dy kompani austriake per markimin e karburanteve. Sipas shoqates, keto koncesione demtojne rende interesin publik, pasi ato jane ne fakt taksa te reja ne dem te konsumatorit shqiptar.
Kur po mbushen 3 vjet qekurse PS dhe aleatet e saj qeverisin vendin, numuri i koncesioneve po rritet frikshem, aq sa me te drejte qytetaret pyesin nese do te jepet edhe qeveria me koncesion. Me shume sesa paaftesi e atyre qe qeverisin, duket se koncesionet jane kthyer ne nje parajse financiare per nje grushti klientesh te qeverise, te cilet grabisin me leje pasurite e shqiptareve.