Pro “liberalizimit” te prodhimit, qarkullimit e perdorimit e Marijuanes (Canabis Sativa L) ne Shqiperi!!! Marijuana eshte nje droge, shume e demshme per shendetin e njeriut. Dhe si per cdo droge tjeter duhet nje strategji e gjere bllokuese: sensibilizimi te opinionit vecanerisht te rinjve, reabilituese per te prekurit, kontrolluese ne terren, denuese per prodhuesit e trafikantet etj. Duhet nje permiresim dhe i kuadrit tone ligjor per te goditur prodhuesit e trafikantet si dhe diferencuar e krijuar kushte reabilitimi per perdoruesit vetjake. Fatkeqesisht ne vendin tone jemi shume larg asaj qe kerkohet ne te gjithe keta elemente.
Kjo droge me ato me te forta po perhapen gjeresisht qe nga mosha 13 vjec. Situata eshte shume shqetesuese! Askush nuk po impenjohet seriozisht. Politikat jane shume te zbehta e te pa qarta. Prodhimi e trafikimi rritet dhe shteti po tregohet krejt i pa afte ta bllokoje ate. Turp per shtetin tone!
Lexoj sot ne disa media mendime te gabuara qe kerkojne te shtyjne drejt nje “liberalizimi” per marijuanen. Kjo stimulohet nga pa aftesia e shtetit tone qe te beje detyrat e tij?! Nga interesa te tjera qofte dhe kriminale?! Nga ide “liberalizmi” absurd, nga mungesa e njohjes se realitetit tone apo e efekteve te asaj droge!? Marijuana si cdo droge demton, te ben te vrasesh dhe te vret!!! Kujtoni ate qe i ndodhi autobuzit te linjes afer Tepelenes!!