Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u publikua përgjimi i Vangjush Dakos me anëtarë të bandës Avdyli.
Sipas Bashës, Dako ka blerë zgjedhejt duke përdorur kriminelët, por kjo ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Kreu i PD-së, u shpreh se Rama është një kryeministër ilegjitim, që qëndron në pushtet me vota të vjedhura.
“Çështja që shtrohet sonte në tryezën tuaj, është shumë më e madhe se cështja e Vangjush Dakos, apo ministrave apo kryebashkiakëve të tjerë. Sic e thatë ju dhe sic e kemi denoncuar edhe ne, qysh në zgjedhet e Dibrës që figurojnë Ulsi Manja dhe dy ministra, për shitblerjen e votave, këto janë simptoma të një problemi që në Shqipëri kanë ardhur duke u rënduar.
Ato që shohin shqiptarët, janë provat ligjore, të mbledhura gjatë një procesi hetimor, të nisur nga prokuroria, ku gjatë përgjimit të bandave kriminale, sic është banda e Avdylajve, familja kriminale Ndoka, ka rezultuar dhjetra orë bisedime telefonike dhe mijra mesazhe të shkëmbyera mes banditëve dhe eksponentëve me të lartë të PS-ë, duke përfshirë dhe Ramën.”
Basha tha se Prokuroria nuk mund të hetojë eksponentët e Partisë Socialiste, sepse ajo është e kapur.
“Transkriptimet e këtyre bisedave, ku nga njëra anë kërkohet mbështetjë në fushatë zgjedhore dhe nga ana tjetër premtohetn favore, duhet të ishin hetuar prej kohësh nëse do të kishim prokurorë të pavarur. Duhet të ishin cuar në procedim penal, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, që rezultojnë në një tjetër dosje, tek VAngjush Dako, politikan bandit, e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një kryeministrër ilegjitim, që ndodhen aty jo për shkak të votave por mbështetjes kriminale.”
/TPZ.AL/