Home KRYESORE Ministrja greke: Vrasje për flamur? Askush s’na i preku flamujt në Bularat

Ministrja greke: Vrasje për flamur? Askush s’na i preku flamujt në Bularat

Ministrja greke e Kulturës, Myrsini Zorba, e ndodhur në ceremoninë e sotme në Shqipëri shkruan në Facebook se kudo në Bularat kishte flamuj grekë dhe ishin të pranishëm përfaqësues të të dy shteteve. Ajo thotë se autori ka qëlluar pasi konsideronte se marrëveshja mes dy qeverive për të nderuar kujtimin e të rënëve, ishte një tradhti.

“Sot, në varrezat e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit. Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët.

U larguam në orën 15.00 qetësisht, pa asnjë problem. Gjatë rrugës u informuam se një minoritar kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhti. Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valëvitën lart.

Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund ta imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik”, shkruan ajo në Facebook.

Kjo deklaratë e ministres rrëzon pretendimet në mediat greke se Konstandin Kaçifa u vra pasi po mbronte flamurin grek.

“Ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kuadër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”- shkruhet në artikullin e gazetës ‘Protothema’ në Greqi.

Share: