Dy nga protestuesit të cilët u ndaluan disa netë më parë në Unazën e Re, janë liruar sot nga Gjykata e Tiranës.
Kjo Gjykatë e cilësoi si të pavlefshëm ndalimin për Kujtim Yllin dhe Romeo Llullan.
Për Yllin, Gjykata e cilësoi arrestin si të paligjshëm ndërsa për Llullan kërkoi masën “arrest shtëpie”
Në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Klevis Balliu, i kërkoi qeverisë të tërhiqet sipas nga veprimet arbitrare.
“I bëj thirrje qeverisë të tërhiqet nga aktet barbare, që janë sulme jo vetëm ndaj protestës, por ndaj sistemit demokratik. PD do ti mbështesë qytetarët e Unazës së Re dhe cdo qytetar që lufton për një kauzë të drejtë dhe ligjore. Këto presione nuk funksionojnë, banorët nuk lodhen, protesta do vazhdojë dhe në fund do të triumfojë Unaza, Tirana, demokracia kundër regjimit banditesk të klikës Rama-Veliaj”- tha Balliu./Opinion.al