Home KRYESORE Rama:Grekët e shqiptarët e duan njëri-tjetrin. Pjesa tjetër vetëm politikë

Rama:Grekët e shqiptarët e duan njëri-tjetrin. Pjesa tjetër vetëm politikë

Kryeministri Edi Rama thotë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të mira dhe pret që së shpejti të takojë kryeministrin Cipras. Në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Michalis Psilos, Rama theksoi: “Kjo është një marrëdhënie historike dhe tradicionale fqinjësie dhe siç ndodh gjithmonë me fqinjët, jo çdo gjë shkon gjithmonë mirë. E dimë këtë nga fqinjët tanë, me çdo fqinj tonin, qoftë në fshat apo në qytet, është gjithmonë e njëjta gjë”.

“Ju mund ta kuptoni plotësisht këtë, nëse shikoni një ndeshje futbolli midis fqinjëve, është si… luftë”, thotë Rama duke qeshur. “Ne jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie ditë pas dite dhe ne po e bëjmë këtë”, shtoi ai.

“Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqisë. Pjesa tjetër është vetëm politike”, theksoi zoti Rama.

I pyetur nëse është planifikuar një takim mes tij dhe homologut grek, Aleksis Cipras, zoti Rama tha se “ne presim të takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti’’.

Marrë nga ATSH

Share: